Policia e Shtetit vijon kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët te cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak te shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme qe kryejnë drejtuesit e mjeteve.
Gjatë një shërbimi prej 2 orësh me radarë në autostradën e Saukut (rruga Tiranë-Elbasan), Policia u ka hequr patentën 22 drejtuesve të mjeteve të cilët udhëtonin me shpejtësi nga 140-180 km/h.
“Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj, shpejtësia, alkooli, garat me shpejtësi, te presin rrugëtimin e jetës.
Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, ne rrugët te cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak te shpejtësisë dhe manovrave te rrezikshme qe kryejnë drejtuesit e mjeteve.
140 km/h-180 KM/h në aksin Sauk-Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00, kur fluksi i mjeteve ne levizje eshte i plote.
Guxim! Vetebesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cila do qoftë arsyeja e drejtimit të mjetit në këtë mënyrë tejet të rrezikshme për jetën e tyre dhe të tjerëve, është e pa pranueshme dhe vrastare.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë , në dy ore në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 22 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, te cilat varionin nga 140 km/h - 180 km/h, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjereve por edhe përdorueseve te tjerë.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugore, mos u beje statistike rrugore. Familja ka nevoje per TY , jo per fotot dhe videot Tuaja”, njofton Policia e Shtetit, ndërsa shpërndanë dhe videon.