Deputeti shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviç, është propozuar për postin e zëvendës kryeministrit në qeverinë e re të Malit të Zi.
Gjatë ditës së sotme, Zdravko Krivokapiç ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin.
Pas humbjes së Milo Gjykanoviç, i cili kishte qeverisur në dekadën e fundit, partia e Abazoviç ka 4 deputetë në parlament.
Më 2 dhjetor pritet që të votohet në Parlament qeveria e re. Partia opozitare do të vijë në pushtet, pas koalicionit të gjerë që siguroi 41 mandatet e nevojshme për formimin e qeverisë.