Më 2 shtator takohet me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, e konfirmon Hoti: Do diskutojmë për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik

Publikuar tek: rajon, më 09:07 14-08-2020 Më 2 shtator takohet me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, e konfirmon Hoti: Do diskutojmë për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reguar për takimin që do të zhvillohet mes tij dhe liderit të Serbisë më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Ai e ka konfimruar takimin më 2 shtator, duke theksuar se zhvillohet për diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, ka deklaruar Hoti.

Ka qenë i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili lajmëroi se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

“Ne jemi të lumtur të lajmërojmë se liderat e Kosovës dhe Serbisë do të trakohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator”, shkruan Grenell

Fillimisht takimi ishte planifikuar më 27 qershor, por dështoi për shkak se Prokuroria e Hagës, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, gjatë luftës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010468006134033
array(1) { ["section"]=> string(135) "me-2-shtator-takohet-me-vucic-ne-shtepine-e-bardhe-e-konfirmon-hoti-do-diskutojme-per-projekte-madhore-te-bashkepunimit-ekonomik-217083" }