Me 20 doza heroinë te “Plazhi i Ri”, arrestohet trafikanti në Sarandë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:14 28-04-2017 Me 20 doza heroinë te “Plazhi i Ri”, arrestohet trafikanti në Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas, i cili posedonte me vete lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Kastriot Jonuzaj, pranë zonës së quajtur Plazhi i Ri Sarandë.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dy qese plastike të cilat përmbanin 20 doza me lëndë narkotike të dyshuar si Heroinë.

Gjithashtu, policia bën me dije se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pra për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 20 doza lëndë narkotike të dyshuar si Heroinë:

- 3 aparatë celularë,

- 14.000 lekë të rinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, neni 283 i Kodit Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « IKMT hedh në shesh ndërtimet pa leje në territorin e spitalit, pronarët akuza për zgjedhje selektive
Arrestohen “të fortët” e Sukthit dhe Shijakut, të dyshuar për vrasjen e dyfishtë »
Article Logic
Execution time: 0.0097479820251465
array(1) { ["section"]=> string(72) "me-20-doza-heroine-te-plazhi-i-ri-arrestohet-trafikanti-ne-sarande-76752" }