Me avion privat dhe 8 makina luksoze, ky është politikani shqiptar me pasuri marrëmendëse

Publikuar tek: rajon, më 10:53 11-08-2020 Me avion privat dhe 8 makina luksoze, ky është politikani shqiptar me pasuri marrëmendëse Avioni privat i Behgjet Pacollit

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë në vitin 2020.

Vëmendjen e tërheq deklarimi i pasurisë së Behgjet Pacollit, ish-ministri i Punëve të Jashtme që konsiderohet edhe një nga personat më të pasur në trojet shqiptare.

Ai ka deklaruar se është zotërues i një avioni privat me vlerë 9.9 milion euro, si dhe 8 makina, 6 prej të cilave të tipit "Mercedes", ku 2 kanë vlerë 200 mijë euro.

Të gjitha këto automjete janë të deklaruara në emër të Pacollit dhe prejardhja e pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010021924972534
array(1) { ["section"]=> string(95) "me-avion-privat-dhe-8-makina-luksoze-ky-eshte-politikani-shqiptar-me-pasuri-marremendese-216778" }