‘Me Ballën në majë të pirgut s'ka kuptim’, deputetët tanë çudisin Parlamentin Europian, zyrtarja e Brukselit i ndërpret fjalën demokratit

Publikuar tek: barometri, më 08:11 16-10-2018 ‘Me Ballën në majë të pirgut s'ka kuptim’, deputetët tanë çudisin Parlamentin Europian, zyrtarja e Brukselit i ndërpret fjalën demokratit

Ka filluar mbledhja e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, në Bruksel.

 

NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo ka marrë fjalën duke kërkuar në emër të opozitës që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla, i akuzuar prej tyre për lidhje me krimin e organizuar.

“Është e padenjë që Balla të jetë Bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium. Turp për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s'ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”, u shpreh Pollo.

Sipas Pollos, eurodeputetët janë të sikletosur nga Balla dhe kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës.

Ndërkohë drejtuesja e seancës në Bruksel është detyruar t’i ndërpresë fjalën deputetit të PD Gec Pollo duke qenë tërësisht e habitur nga çfarë po ndodhte dhe duke mos kuptuar asgjë nga ato që ka thënë Pollo.

Në këto kushte, PD ka vendosur të braktisë mbledhjen e Parlamentit Europian.

“Nëse bojtoktoni do të thotë që ju nuk e doni dialogun”, u shpreh drejtuesja e seancës, pas largimit të deputetëve nga salla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020709991455078
array(1) { ["section"]=> string(140) "me-ballen-ne-maje-te-pirgut-s-ka-kuptim-deputetet-tane-cudisin-parlamentin-europian-zyrtarja-e-brukselit-i-nderpret-fjalen-demokratit-137971" }