Me ‘Besa,Besë’ drejt Europianit, KOSOVA i jep leksion futbolli Çekisë dhe vendos rekord HISTORIK

Publikuar tek: sport, më 17:30 07-09-2019 Me ‘Besa,Besë’ drejt Europianit, KOSOVA i jep leksion futbolli Çekisë dhe vendos rekord HISTORIK Goli triumfues i Mërgim Vojvodës ndaj Republikës Çeke

Kosova tashmë ëndërron me plot të drejtë për të marrë pjesë për herë të parë në histori në EURO 2020.

‘’Dardanët’’ triumfuan në një tjetër ndeshej madhështore duke thyer Republikën Çeke me rezultatin 2-1 në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ të Prishtinës.

Pavarësisht mungesave të Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit, Kosova nuk e diskutoi për asnjë moment suksesin ndaj çekëve.

Takimi nisi më mirë për miqtë, teksa sulmuesi i Romës Patrick Shick ndëshkoi vendasit me goditje të saktë brenda zone në minutën e 16-ë. 4 minuta më pas, Kosova rihap takimin ku kundërsulmi i saj u finalizua saktë nga sulmuesi i Fenerbahçes Vedat Muriqi, të cilit i mjaftoi një prekje e lehtë për të dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e parë përfundoi në shifrat 1-1. Në 45-minutshin e dytë, Kosova hyri në fushë shumëfish e karikuar duke mos u lënë asnjë hapësirë çekëve. Pas më shumë se një ore lojë, ‘’Dardanët’’ përmbysën ndeshjen ku një truk i Valon Berishës u shfrytëzua saktë nga Mërgim Vojvoda, i cili ndezi festën në ‘’Fadil Vokrri’’.

Nga minuta e 67-ë deri në përfundim të takimit, Kosova bëri ligjin në fushë duke realizuar fitoren e dytë në këtë fushatë kualifikuese për Europianin e 2020-ës.

Pas katër ndeshjesh, Kosova kryeson grupin A me 8 pikë dhe udhëton në Angli pas 3 ditësh për nëj përballje emocionuese me kombëtaren e ‘’3 Luanëve’’.

Fitorja 2-1 ndaj Republikës Çeke përmirëson rekorin e pathyeshmërisë së Kosovës, e cila që prej nëntorit të 2017 nuk ka pësuar asnjë humbje në të gjitha ndeshjet e zhvilluara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079038143157959
array(1) { ["section"]=> string(100) "me-besa-bese-drejt-europianit-kosova-i-jep-leksion-futbolli-cekise-dhe-vendos-rekord-historik-177639" }