“Më bëtë gruan më të lumtur në botë” qytetarja përlotet para Ramës, i kërkon ‘live’ një përqafim

Publikuar tek: barometri, më 08:24 19-07-2018 “Më bëtë gruan më të lumtur në botë” qytetarja përlotet para Ramës, i kërkon ‘live’ një përqafim Edi Rama me qytetaren

Gjatë bashkëbisedimit të kryeministri Edi Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë probleme të paraqesin ankesën e tyre.

Teksa pohoi se të shumtë kanë qenë skeptikët për këtë proces, kreu i qeverisë theksoi se sot shumë probleme të tyre janë zgjidhur.

“Besimi tek platforma po rritet. Hallet dhe problemet që po zgjidhen, po rriten në numër. Edhe skeptikët që i drejtohen Platformës për hajgare, i kthehen sërish me mesazhe falënderuese. Nuk është e tepër që të falënderoj kordinatorët e bashkëqeverisjes, për të cilët fjalët e mira që dëgjoj çdo javë për ta janë të merituara. Sot kemi këtu disa zonja dhe zotërinj të ardhur nga vende të ndryshme të vendit dhe i shpreh respektin për këtë fakt të thjesht, që besuan”, tha Rama.

Ndërkohë, fjalën e mori edhe një qytetare, e cila kishte besuar tek platforma e bashkëqeverisjes, ndërsa tregoi se sot problemi me pronën e saj kishte marrë fund.

Redi Kola tha se pas 8 vitesh kishte marrë certifikatën e pronësisë, ndërsa e prekur falënderoi platformën. Po ashtu ajo i kërkoi live kryeministrit një përqafim, në shenjë mirënjohje për problemin që i ishte zgjidhur.

“Kam 8 vite që më është bërë padrejtësi nga Hipoteka. Prona iu hoq burrit tim, dhe iu dha vjehrrës. Ia morën. Ngelëm dyerve të Hipotekës, dhe me vuajtje e halle se kam lindur e madhe, kam dy vajza. Faleminderit shumë për këtë që bëtë. Donin të vinin dhe vajzat, dhe më thanë; mami të lutem bëj një fotografi me Edi Ramën. Dua të të përqafoj. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë, njëherë kur kanë lindur fëmijët dhe sot”, tha gruaja.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071620941162109
array(1) { ["section"]=> string(98) "me-bete-gruan-me-te-lumtur-ne-bote-qytetarja-perlotet-para-rames-i-kerkon-live-nje-perqafim-128375" }