Me BMW 100.000$ ‘flakë fare’ dhe me të kuqe mes Tiranës; pse Policia hesht për Stiverjan Dashin? Lala: Është nipi i...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:20 19-01-2021 Me BMW 100.000$ ‘flakë fare’ dhe me të kuqe mes Tiranës; pse Policia hesht për Stiverjan Dashin? Lala: Është nipi i... Fotomontazh

Stiverjan Dashi është i riu që udhëtonte me 150 km/h te RTSH-ja, ku u fut me semafor të kuq në kryqëzimin pas Kryeministrisë, duke marrë para një mjet tjetër.

Fatmirësisht, nga përplasja e fuqishme që shikoni dhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga neësbomb.al, nuk pati viktima, ndërsa i plagosur mbeti shoferi i mjetit tjetër tip Skoda dhe u rrezikua jeta e dy grave që po kalonin te vijat e bardha.  

Stiverjan Dashi drejtonte një mjet tip BMW Seria 7 (BMW 750Li), me shpejtësi mbi 150 km/h me semafor me të kuqe.

Por, dhe sot 5 ditë pas aksidentit, nga Policia nuk ka asnjë reagim për këtë ngjarje që mund të kishte përfunduar tragjikisht. Gazetarët thonë se ngjarja po mbahet e fshehtë nga policia, made Klodiana Lala deklaroi sot në “Open” se i riu që u cilësua si “kamikaz”, është nipi i një zyrtari të Policisë së Shtetit, ndaj ia ka hedhur paq me vetëm një gjobë.

Nga ana tjetër vetë moderatorja Eni Vasili tha se ka informacione se Stiverjan Dashi është nipi i një zyrtari të lartë që ka qenë pranë strukturës së OFL-së.

Nuk dihet nëse ai është ndaluar nga Policia apo jo. Pamjet e aksidentit janë flagrante dhe janë kapur nga të gjitha kamerat e sigurisë në zonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet e 25 prillit, Çuçi: Do të angazhohem maksimalisht që policia të mos njolloset nga politika dhe grupet kriminale
Vrasja e Artan Santos, flet dëshmitari: Vrasësi më drejtoi armën edhe mua, polici u tremb dhe u fsheh pas pemës »
Article Logic
Execution time: 0.011171102523804
array(1) { ["section"]=> string(116) "me-bmw-100-000-flake-fare-dhe-me-te-kuqe-mes-tiranes-pse-policia-hesht-per-stiverjan-dashin-lala-eshte-nipi-i-235649" }