Me buzët e plasaritura dhe i rrethuar nga ushtarët afganë, Endri Dumani po kthehet në shtëpi nga kampi Al-Hol

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 27-10-2020 Me buzët e plasaritura dhe i rrethuar nga ushtarët afganë, Endri Dumani po kthehet në shtëpi nga kampi Al-Hol Gazetari Muhamed Veliu me Endri Dumanin

Me buzët e plasaritura dhe i rrethuar nga ushtarët afganë, ky është vogëlushi Endri Dumani, i bllokuar prej 6 vitesh në kampin Al-Hol dhe që po kthehet në Shqipëri.

Në foto ai shfaqet me gazetarin Muhamet Veliu, në avion, teksa udhëton dejt shtëpisë së tij në Shqipëri. Ndërkohë, motra e tij, Eva Dumani pasi ka bërë gati të vëllanë dhe e ka dorëzuar të autoritetet siriane dhe Gjysmëhëna e Kuqe, është fshehur.

Dje, nga kampi Al-Hol ka nisur riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë dhe i nënave të tyre, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve siriane, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Shërbimeve të anti-terrorit shqiptarë, të cilët për 4 javë kanë qëndruar në tokën siriane.

Kryeministri Rama dhe ministri Lleshaj u nisën dje në mbrëmje menjëherë drejt Sirisë për të ndjekur dhe vetë operacionin. Pak më parë, Rama ka qenë në Beirut ku ka falenderuar Gjeneralin Abass për kthimin në atdhe të këtyre fëmijëve. “Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, shkruan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Riatdhesimi i fëmijëve nga kampi Al-Hol, Rama takohet me gjeneralin Abass: Do kthehem bashkë me fëmijët
"Nusja na tradhëtoi, mendonte se Siria është fushë me lule", gjyshi i Amar Rashës kërkon vetëm rikthimin e nipit! »
Article Logic
Execution time: 0.01116681098938
array(1) { ["section"]=> string(115) "me-buzet-e-plasaritura-dhe-i-rrethuar-nga-ushtaret-afgane-endri-dumani-po-kthehet-ne-shtepi-nga-kampi-al-hol-225327" }