“Më ço te gjyshi”, Alvini po realizon dëshirat, takon të gjyshin dhe shpërthen në lot

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 09-11-2019 “Më ço te gjyshi”, Alvini po realizon dëshirat, takon të gjyshin dhe shpërthen në lot Takimi i Alvinit me të gjyshin

Pasi takoi të atin dhe motrat, mes lotësh dhe përqafimesh Alvini kishte edhe një dëshirë që duhet ta përmbushte sapo të mbërrinte tek familja e tij.

“Më ço te gjyshi”, kjo ishte ajo çfarë i tha Alvin Berisha të atit menjëherë pasi e takoi.

Vizita e gjyshit të tij, që kishte fluturuar nga Shqipëria për të takuar 11-vjeçarin, ishte një tjetër takim që vogëlushi mezi priste ta realizonte.

Vogëlushi shqiptar mbërriti dje në aeroportin e Romës, rreth orës 7:00 nga Beiruti i Libanit. Aty ai u bashkua me babain e tij Afrimin.

Babai i tij dhe dy motrat e kanë pritur Alvinin krahëhapur në aeroport, pas përfundimit të makthit 5-vjeçar.

Ai shpëtua falë ndërhyrjes së “Kryqit të Kuq Ndërkombëtar” dhe “Gjysmehënës Siriane”, ndërsa për tërheqjen e tij nga kampet siriane u angazhua edhe qeveria shqiptare dhe autoritetet italiane.

e3-2.jpg

Takimi emocionues i Alvinit me të gjyshin

t2-3.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025956153869629
array(1) { ["section"]=> string(88) "me-co-te-gjyshi-alvini-po-realizon-deshirat-takon-te-gjyshin-dhe-shperthen-ne-lot-185246" }