Arta Vopsi është zyrtarisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Vorpsi ka bërë sot bën betimin tek noterja si anëtare e Gykatës Kushtetuese.
Mbi dorën mbi Kushtetutë, betohem!. Betohem se gjatë detyrës sime do të qëndroj besnike', tha Vorpsi gjatë nënshkrimit tek noterja.
Gjyqtarja ka njoftuar betimin tek institucionet kushtetuese: Presidenti, KED dhe Gjykata Kushtetuese.
Betimi i saj është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja.
Ndërkohë, përbërja e Gjykatës Kushtetuese deri tani është: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.
Megjithatë ka një përpasje, për shkak se në ligj është e përcaktuar se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të betohen para presidentit dhe ende nuk dihet nëse ajo do të lejohet të ushtrojë detyrën.