‘Më duhet një mama tjetër’, video e kësaj vogëlusheje po bën xhiron e rrjetit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:12 09-11-2019 ‘Më duhet një mama tjetër’, video e kësaj vogëlusheje po bën xhiron e rrjetit

Një video e publikuar nga ‘Daily Mail’ ku një vogëlushe kërkon një mama tjetër, ka bërë xhiron e botës në rrjete sociale.

Vogëlushja mesa duket ka bërë një gabim dhe e ëma si çdo prind e ka qortuar. Por vajza me pafajësinë e një fëmijë ka shpërthyer në lot dhe është shprehur se do një mama tjetër.

‘Po sillesh keq me mua?’, e pyet vogëlushja të ëmën.

‘Jo’, ia kthen e ëma.

‘Je e lumtur?’, e pyet sërish vajza.

‘Po’, përgjigjet mamaja.

‘Më duhet një mama tjetër’, i thotë vogëlushja duke qarë.

E ëma vazhdon bisedën dhe e ngacmon akoma më shumë vogëlushe.

‘Kë dëshiron të kesh mama ti’, i thotë ajo.

Vajza mesa duket e ka piketuar se me kë dëshiron ta zvendësojë të ëmën.

‘Teze Xhenin dua’, i përgjigjet vogëlushja.

“Ok, do t’i them”, i thotë e ëma dhe përgjigja e vajzës ka shkaktuar pa fund të qeshura në rrjet. Edhe pse tha që donte mama tjetër, ajo i përgjigjet të ëmës: ‘Ok mami’.

‘Nuk mund të më thërrasësh më mami’, e ngacmon e ëma.

‘Si e ke emrin?’, e pyet vogëlushja.

‘Mishel’, i përgjigjet ajo, por vajza e kupton që e ëma nuk ka këtë emër.

Ndiqni reagimin në videon e mëposhtme:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073540210723877
array(1) { ["section"]=> string(81) "me-duhet-nje-mama-tjeter-video-e-kesaj-vogelusheje-po-ben-xhiron-e-rrjetit-185276" }