Më e fundit nga katastrofa në Greqi: Gjendet i gjallë një nga 6 të humburit, stuhitë vazhdojnë

Publikuar tek: bota, më 13:14 17-11-2017 Më e fundit nga katastrofa në Greqi: Gjendet i gjallë një nga 6 të humburit, stuhitë vazhdojnë

Gjendet i gjallë një nga gjashtë personat e humbur si pasojë e përmbytjeve katastrofike në Greqi.

Ky është informacioni më i fundit që raportojnë mediet fqinje për situatën emergjente që ka përfshirë Greqinë. Zyrtarët blu konfirmuan gjetjen shëndoshë e mirë të një burri në Mandra ndërsa vazhdojnë kërkimet intensive për 5 të zhdukurit e tjerë. Stuhitë vazhdojnë të rrënojnë kryeqytetin grek, me reshjet e mëdha që kanë bllokuar rrugët kryesore në Athinë.

Departamenti i zjarrfikëseve konfirmoi se kanë marrë 910 thirrje për ndihmë në zonat perëndimore të kryeqytetit që nga mëngjesi i së mërkurës për të nxjerrë ujë nga ndërtesat e përmbytura si dhe për të transportuar njerëzit në vende të sigurta. Ekuipazhet, shpëtuan 96 persona të bllokuar në automjete dhe shtëpi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ISIS kërcënon për krishtlindje, ky është shteti që do të sulmohet
Mafiozi i Cosa Nostra nuk u pendua kurrë, fjalët e fundit që i tha të shoqes nga qelia »
Article Logic
Execution time: 0.013277053833008
array(1) { ["section"]=> string(98) "me-e-fundit-nga-katastrofa-ne-greqi-gjendet-i-gjalle-nje-nga-6-te-humburit-stuhite-vazhdojne-99909" }