Një grup burrash të armatosur kanë sulmuar një bankë në Brazil, me një stil ushtarak me eksploziv dhe disa pengje.
Ata gjuajtën me armë drejt policisë ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, një prej tyre ishte polic.
Sipas një deklarate nga policia ushtarake në shtetin Santa Catarina, grabitja filloi pak para mesnatës së të hënës dhe zgjati gati dy orë.
Gjatë ikjes grabitësit lanë para të shpërndara nëpër rrugë, të cilat u rrëmbyen shpejt nga banorët.
Autoritetet kanë thënë se deri më tani janë arrestuar 4 persona që mblodhën disa para që u hodhën në tokë.