“Më fal nëse erdhëm vonë”, letra prekëse e zjarrëfikësit për vogëlushen Giulia që u nxorr e vdekur nga gërmadhat në Itali

Publikuar tek: bota, më 17:44 27-08-2016 “Më fal nëse erdhëm vonë”, letra prekëse e zjarrëfikësit për vogëlushen Giulia që u nxorr e vdekur nga gërmadhat në Itali

Mediat italiane kanë publikuar letrën prekëse të një zjarrfikësi, shkruar për vogëlushen Giulia Rinaldo, e cila humbi jetën duke mbrojtur me trupin e saj motrën më të vogël.

Giulia u nxorr pa jetë nga gërmadhat e shtëpisë së saj, që u shemb si pasojë e tërmetit që goditi Italinë qëndore.

Letra:

Përshëndetje vogëlushe, unë dhash vetëm një ndihmë të vogël për të të nxjerrë nga ai burg gërmadhash.

Më fal nëse erdhëm vonë, për fat të keq ti nuk merrje më frymë.

Por dua që ti ta dish, atje lartë ku je tani, se bëmë gjithçka për të të nxjerrë prej andej.

Kur të kthehem në shtëpinë time në L'Akuila e di që një ëngjëll do të më shohë nga qielli dhe që natën do të kthehet në një yll që shndrin.

Lamtumirë Giulia, edhe pse nuk më ke njohur kurrë, unë të dua shumë. Andrea.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011628866195679
array(1) { ["section"]=> string(124) "me-fal-nese-erdhem-vone-letra-prekese-e-zjarrefikesit-per-vogelushen-giulia-qe-u-nxorr-e-vdekur-nga-germadhat-ne-itali-51046" }