EMRI/ 'Më fiksoi që në shkollë kur ishte roje', zbardhen detaje të reja nga dëshmia tronditëse e 15-vjeçares së përdhunuar: I moshuari mund të ketë abuzuar dhe me vajza të tjera...

Publikuar tek: aktualitet, më 19:59 30-05-2020 EMRI/ 'Më fiksoi që në shkollë kur ishte roje', zbardhen detaje të reja nga dëshmia tronditëse e 15-vjeçares së përdhunuar: I moshuari mund të ketë abuzuar dhe me vajza të tjera... Foto ilustruese

Kanë dalë detaje të reja nga dëshmia e të miturës në ambjentet e policisë, në lidhje me abuzimin seksual dhe dhunën që i është ushtruar nga 65-vjeçari Abaz Doku dhe tre të rinjtë. I moshuari e kërcënonte dhe shantazhonte që të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Sakaq, ai ka filmuar momentet intime dhe pamjet ua ka dërguar tre djemve, 15, 16 dhe 20 vjeç, banues po në lagjen aty, tek Bregu i Lumit. Edhe këta të fundit e kanë shantazhuar vajzën me videot intime dhe i kanë kërkuar favore seksuale. Ajo e detyruar, ka pranuar.

Vajza ka thënë se ai i thoshte që do t'ja shkruante emrin nëpër mure, madje do t'i shkruante edhe fjalën kurvë nëse ajo nuk pranonte. Në polici, vajza ka thënë se i moshuari e ka fiksuar atë që kur ishte në shkollë, pasi punonte roje aty. Madje sipas saj, ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

Policia është duke hetuar mbi raste të tjera të ngjashme abuzimi nga 65 vjeçari nisur edhe nga deklaratat e të miturës se si ngacmonte edhe vajza të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009462833404541
array(1) { ["section"]=> string(174) "me-fiksoi-qe-ne-shkolle-kur-ishte-roje-zbardhen-detaje-te-reja-nga-deshmia-tronditese-e-15-vjecares-se-perdhunuar-i-moshuari-mund-te-kete-abuzuar-dhe-me-vajza-te-tjera-208446" }