Protesta e ditës së sotme në Rrugën e Kombit degradoi në konfrontime të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve që kundërshtuan me forcë taksën e vendosur.
Gjatë përleshjes, kanë mbetur të plagosur gjithsej 13 oficerë policie, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda në trup. Newsbomb.al siguron pamjet nga gjendja e rënduar e oficerëve të policisë, që u dhunuan në protestë.
Mes të plagosurve është edhe Drejtori i Policisë së Kukësit Perlat Vatoci, i cili u godit nga bashkëqytetarët e tij kuksianë. Ja kush janë disa prej efektivëve të policisë të cilët janë dhunuar gjatë protestës së sotme:
Lulëzim Beqiri, komandanti i grupit të FNSH Shkodër
Adem Visha, Oficer i Policisë Rrugore në DVP, Kukës me frakturë në këmbë
S.SH, efektiv i FNSH Shkodër, dëmtuar në fytyrë dhe me frakturë në këmbë.
F.B dhe M.N efektivë të FNSH, Shkodër me fraktura në fytyrë dhe këmbë
Pa 4 orësh tym, flakë dhe dhunë u arrit një marrëveshje mes protestuesve dhe disa zyrtarëve, por ende nuk dihen detajet e saj.
Protesta është dënuar ashpër nga kryeministri Edi Rama e ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të cilët thanë se dhunuesit do marrin përgjigjen e duhur nga ligji.