“Më futi në makinë e më dërgi në shtëpi. Donte të martoheshim”, kështu është shprehur në polici 21-vjeçarja nga Dibra.
S.L, teksa ka bërë denoncimin ka rrëfyer se 27-vjeçari Pajtim Kolgjini ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të resë duke i bërë presion për martesë.
E reja ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur më datën 23 maj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “përndjekja”.