‘Me gjoks flakën ja shuajmë topit, jemi gjaku Kastriotit’, Meta viziton Zall Dradhën, fshatin e luftërave për liri

Publikuar tek: aktualitet, më 08:32 19-09-2020 ‘Me gjoks flakën ja shuajmë topit, jemi gjaku Kastriotit’, Meta viziton Zall Dradhën, fshatin e luftërave për liri Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Dibër, është ndalur dhe në fshatin Zall Dardhë, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri.

“I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri, për t’u përulur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte:

“Me gjoks flakën ja shuajmë topit, Jemi gjaku Kastriotit!”

Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në karakterin dhe shpirtin e tyre”, shkruan Meta.

Më tej, Presidenti shkruan se tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.

“Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti.

Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.

“Besa – besë, nihet zani, Zot t`i dalim këtij vatani…”, përmbyll Presidenti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011208057403564
array(1) { ["section"]=> string(116) "me-gjoks-flaken-ja-shuajme-topit-jemi-gjaku-kastriotit-meta-viziton-zall-dradhen-fshatin-e-lufterave-per-liri-220901" }