Me gurë në kokë…

Publikuar tek: sport, më 11:23 04-03-2019 Me gurë në kokë…

Shkruan Përparim Kabo:

Po po me gurë në kokë kundër një gjyqtari në fund të një takimi futbolli…atje në një qoshe të fushës ata u vërsulën, dikush e mbërtheu për ta mbrojtur dhe pastaj po ai e goditi me grusht në pabesi. Atje ishin rojet e sigurisë fizike por ata nuk mbrojtën gjë, hynë dhe policët e rendit por dukeshin si me misionin..”kush e shkeli barin” dhe jo në një gjëndje alarmi se një njeriu nuk po i lëndohej dinjiteti por po i merej jeta…Dikush me gurë në kokë e qëlloi si pa gjë të keq, pastaj hodhi gurin dhe u duk sikur i thanë ik….Ai kaloi telat dhe polici që e ndoqi me demek, ngeli varur në tela…si të ishte një dordolec me uniform…

Çfarë po ndodh në futbollin tonë…?! Le ta nisim me gjykimet e ndeshjeve…Në javët e fundit kemi vënë re gabime trashanike….Gjyqtari Xhaja gabon para disa javësh …më tej gjyqtari Klajdi Kola e bën baltë në një takim në Laç duke dhënë një penallty që maksimumi ishte goditje e lirë jashtë zones. Gjyqtari anonim në Tiranë nxjerr me të kuqe lojtarin e Flamurtarit kur maksimumi mund të ishte një këshillim apo nje karton i verdhë…, Në takimin Teuta Skenderbeu…jepet një penallti kundër Skënderbeut e paqenë sepse Radas e kishte dorën ngjitur pas trupit…Kështu mund të japm edhe më shumë raste të një sjellje jo profesionale dhe shpesh inkompetente të gjykimit në Superligën shqiptare…Por këto raste kalohen si pa të keq…In extremis meren masa me dënim kolektiv të tifozerife dhe kur rastet janë vetëm konkrete dhe individët përgjegjës kanë emër dhe mbiemër…Në kampionatin Italian për një penallti të dyishmtë një gjyqtar dënohet mos arbitrojë një muaj…Këtu te ne asgjë…axhamiu Klajdi Kola vazhdon bën budallallëqe që as në ligat inferiore nuk falen…Ka një realitet që duhet të pranohet, se gjykimi ynë është i tillë jo nga mosdija por se gjyqtarët te ne bëhen palë, janë tifoza, marrin ryshfet, dhe zbatojnë urdhërat e krerëve të federatës pasi atje caktohet se kush duhet të fitojë ndeshjen, kush do dali kapmpion dhe kush do të zbresi një kategori më poshtë…Kjo klimë dhe kjo trysni i ka bërë gjyqtarët pa dinjitet, të pabesueshëm dhe shpesh preh e gabimeve të rënda që diku falen po diku jo…kjo varet nga niveli kulturor….

Me gurën në kokë sa kohë që nuk ka rend…

Në këtë kampionat rendi në stadium mbahet nga rojet e sigurisë…që janë ca barkderra të cilët se kanë idenë se çfarë ju duhet të bëjnë në raste se fusha invadohet…Hynë tifozi në fushë dhe roja mendon se është në lagje apo në rrugë ku dy zihen dhe ky duhet ti ndajë…në vend që atë që hyn në fushë duhet ta mbërthejnë ta shtrijnë në tokë që ta neutralizojë dhe më tej ta nxjerrin jashtë duke ja dorëzuar policisë së rendit…për procedim…Në fakt ata i lënë të kthehet atje ku ishte dhe të shohi ndeshjen…Policia e rendit është jashtë profesionalizmit…Ngjarje ndodh në karshi policët i afrohen vendit të ngjarjes nga ana tjetër e stadiumit dhe as përfshihen në ngjarje për të arrestuar në flagrancë ata që kanë thyer rendin publik duke i neutralizuar duke ju vënë dhe prangat po qe nevoja…Tek sheh sheshin e ngjarjes kupton se rendi këtu nuk ekziston dhe ata që paguhen privatisht apo nga taksapaguesit janë jashtë funskionit…

Me gurën në kokë sepse këta drejtojnë te ne…

Po po me gurë në kokë sa kohe që ata që drejtojnë janë miq e shokë hanë dhe pine, ndajnë zona influence elektorale, bëjnë pazare dhe fitojnë tendera në ato zona ku kanë interesa. Ekipet e futbollit te ne financiarisht ngelin në klasë po thuaj të gjitha sipas vlerësimit të UEFA-s por federate mbyl sytë. Pra kemi ekipe me burime monetare të dyshimta, me njerëz që vijnë nga bota e errët deri te ajo kriminale…Abuzimet janë të tilla sa që edhe një ekip me financa të shëndetshme dhe me impiant të nivelit të UEFA-s bije një kategori më poshtë bash në 100 vjetorin e krijimit të vetë…Ekipet skanë impiante dhe fusha ato pranohen në Super League …

Kush janë presidentët e ekipeve? Cilët janë burimet e tyre monetare dhe sa të besueshme janë ato? Cili është profili i tyre shoqëror, social dhe juridik? Ju të FSHF-s dhe KOMITET DREJTUES…mos u fshihni pas gishtit, mos drejtoni dorën nga të tjerët por në fillim nga vetja…Ju e organizoni garën që është e vështirë të quhet garë, ju keni gjykimin që është e vështirë të quhet gjykim i drejtë, profesional dhe i paanshëm…Ju keni rregulloret dhe penalitetet por duke bërë tifozllëk ju përdorni standarte të dy dhe shumë fishta…pastaj vini tellallët tuaj që të thonë po ja policia po ja rendi po nuk është e drejtë po ja ndeshja ishte e qetë, po ne u habitëm…Më fal mjaft më me justifikime…Në 10 vitet e fundit duhet një analizë…çfarë ka ndodhur? Krahas garës sportive dhe humbjes në fushën e lojës kanë ndodhur të orkestruara nga ju që nga kreu juaj një gjueti shtrigash për të goditur në mënyrë të selektuar ekipet…dhe gjendja është si më poshtë…

  • • Kreu i federatës hyn në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s që do gëzonte çdo shqiptar, por nëse ju thoni që kjo është baraz me hyrjen e kombëtares sonë në finalet e europianit të futbollit, atëhere unë përmbahem…mendoj dronin e inskenuar, pikët në një fushë kundështare dhe fjalët që atje nuk na çoji loja dhe pikët por paratë e hedhura në gjykatën e CAS-it dhe diku tjetër, ku në fushë pas ndeshjes një zv i juaji, nxori dhe hidhte euro të prerjes pesëqindëshe…në fushë
  • • Ekipi më i mirë i viteve të fundit Skënderbeu me rezultate impresionuese deri në grupet e Europa League me meritë, tani është me një dënim të ndërmjetëm deri në 10 vite për trukime. Po kështu të dyshuara gjatë kësaj perjudhe 10 vjeçare, Kukësi, Durrësi dhe së fundi dhe ndonjë tjetër. Unë nuk dua ti besoj këto akuza apo dyshime, por çfarë mendohet në përgjithësi te njeriu mesatar apo ai i zakonshmi?
  • • Impiantet futbollistike më të mira janë në dy qytete Elbasan dhe Shkodër ku ekipet me aq traditë janë në kategoritë inferiore.
  • • Ekipe të traditës si Besa, Tomorri, Labinoti, Traktori, Apollonia, Beslidhja Dinamo janë degdisur në kategoritë e ulëta më së shumti jo për shkaqe të cilësisë dhe rezultateve por se organizimi garës më 10 ekipe ka mënjanuar luftën që bëhet për mbijetesë në fund të tabelës gjë që ndodh kur luhet me 12 apo me 14 ekipe, dhe kjo marrëzi është pjella e federatës.
  • • Mediat sportive janë shpesh jo profesionale…por në to nuk është e vështirë të dallosh që individë të caktuar janë tifoza që duken dhe kur janë në pultin e transmetimit por edhe në studjot televizive dhe ata manipulojnë opinionin ose tentojnë sepse kur nuk munden e irritojnë publikun në mënyrë provokuese….

Po po me gurë në kokë sepse precedenti nuk është ndëshkuar penalisht ndaj…mos u habisni që çudia të ndodhi do zgjasi tre ditë, pastaj heshtje, pastaj gjyqtari do fali…dhe do ndodhi që dikush do ti nxjerri armën dikujt si edhe ndodhi me një ish trainer që për pak humbi jetën, apo me një ish gazetar që u masakrua dhe shpëtoi për qime para dy vitesh….Çfarë po ndodh? Krimi ka kapur futbollin asgjë më pak edhe asgjë më shumë….Në javët që vijmë do shohim ngjarje të reja, të një historie të vjetër….Ky është turpi që po na mbulon sa kohë që organet drejtuese janë uzurpuar nga të padenjë që nuk kanë as edhe një lidhje me sportin, me olimpizmin sportiv, me shoqërinë e shëndetshme dhe ligjin e rregullin…ndaj bëhuni gati se jemi të pambrojtur të gjithë…

Po po me gurën kokë kjo është historia që po përjetojmë…

Pkabo 4 mars 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022062063217163
array(1) { ["section"]=> string(22) "me-gure-ne-koke-155070" }