Këngëtari Gent Fatali është duke shijuar romancën e bukur prej disa vitesh me Rozafa Zefin, motrën e këngëtares Loredana Zefi.
Dje Genti publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto shumë të ëmbël krah partneres së tij. Rozafa shfaqet duke e puthur, ndërkohë që në fytyrë ka shenja buzësh të ngelura nga buzëkuqi i kuq i saj.
Dhe pse “çau” shpejt në tregun muzikor Genti bëri disa mungesa. Më herët ai zbuloi në një intervistë se po merret me biznes dhe kjo është arsyeja pse nuk ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore.