'Më jep një litar të var veten', komediani mbledh 200 mijë $ për të dërguar në Disneyland 9-vjeçarin e bullizuar në shkollë (Video)

Publikuar tek: bota, më 15:20 21-02-2020 'Më jep një litar të var veten', komediani mbledh 200 mijë $ për të dërguar në Disneyland 9-vjeçarin e bullizuar në shkollë (Video) Quaden Bayles

Komediani Brad Williams ka arritur të mbledh rreth 200,000 dollarë për të dërguar në Disneyland djalin 9-vjeçar Quaden Bayles.

Vogëlushi, viktimë e bullizmit në shkollë, preku zemrat e shumë njerëzve në të gjithë botën me videon që nëna e tij publikoi në rrjetet sociale.

Brad Williams, i cili është shfaqur në Jimmy Kimmel Live dhe Tonight Show, hapi faqen GoFundMe për Quaden Bayles të enjten më 20 shkurt, pasi nëna e djalit shpërndau videon e tijduke qarë dhe duke thënë 'më jep një litar, unë dua ta vras veten ’, pasi shokët e tallnin se ishte xhuxh.

Williams, i cili gjithashtu është trupvogël, shkruajti: Unë po e krijoj faqen GoFundMe për të njoftuar Quaden se ngacmimi nuk do të tolerohet dhe se ai është një qenie njerëzore e mrekullueshme që meriton gëzim.

Që nga dita e premte, më shumë se 9,000 njerëz kanë dhuruar donacione dhe është mbledhur në total një shumë prej 203.000 dollarësh. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065150260925293
array(1) { ["section"]=> string(131) "me-jep-nje-litar-te-var-veten-komediani-mbledh-200-mije-per-te-derguar-ne-disneyland-9-vjecarin-e-bullizuar-ne-shkolle-video-195970" }