‘Më ka hedhur 2 metra larg’/ Përplasi këmbësoren me makinë, policia zbardh akuzat për Ilda Bejlerin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:18 13-02-2020 ‘Më ka hedhur 2 metra larg’/ Përplasi këmbësoren me makinë, policia zbardh akuzat për Ilda Bejlerin

Moderatorja Ilda Bejleri ka përplasur me makinë ditën e djeshme 63 vjeçarja Elketa Gjuzi në zonën e Myslym Shyrit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Polica bën me dije se Ilda është shoqëruar dhe marrë në pyetje pasi mbi të rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

63 vjeçarja Elketa Gjuzi ka folur nga spitali dhe ka thënë se është aksidentuar pikërisht nga moderatorja, e cila pasi e ka hedhur 2 metra larg është larguar duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi.

“Më ka hedhur 2 metra larg me makinë pastaj më tha pse këtu kalohet” ka rrëfyer gruaja nga “Nënë Tereza” ku po merr mjekim pasi ka thyer këmbën dhe siç raportohet, do i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkaq, Ilda përmes një reagimi në story ka thënë se nuk mban përgjegjësi ‘për njerëzit që rrëzohen në rrugë’ duke shtuar më tej ‘home sweet home’ si për të hedhur poshtë zërat se ndodhet në komisariat, e shoqëruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Informacion përfundimtar në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin "Gjergj Fishta", Tiranë.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta", më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe.

Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021804809570312
array(1) { ["section"]=> string(102) "me-ka-hedhur-2-metra-larg-perplasi-kembesoren-me-makine-policia-zbardh-akuzat-per-ilda-bejlerin-195076" }