Me kamion drejt Anglisë, publikohen fotot e vendeve ku fshihen shqiptarët

Publikuar tek: bota, më 08:54 02-02-2017 Me kamion drejt Anglisë, publikohen fotot e vendeve ku fshihen shqiptarët

Të nisesh me kamion drejt Anglisë nuk është një veprim i panjohur për shqiptarët, të cilët kërkojnë një jetë më të mirë nga ajo që kanë këtu. Por për tre shqiptarë, dy gra dhe një burrë, udhëtimi nuk ka përfunduar siç ata kishin parashikuar.

Shqiptarët që ishin fshehur në kabinën e shoferit të kamionit, shtetas rumun, u zbuluan nga policia sapo mjeti mbërriti në portin e Poole. Policia arrestoi shoferin Vasile-Vierol Grosu, i cili tregoi se shqiptarët i kishte marrë pas bisedës me një bullgar në Francë dhe se ai nuk ishte në dijeni për veprën e rëndë penale që po kryente.

Pas procedurave, tre shqiptarët janë kthyer në Shqipëri, ndërsa shoferi 36 vjeçar u dënua me dy vite burg.

Screenshot_4.png

*Shoferi Vasile-Vierol Grosu

Screenshot_3.jpg

*Kamioni

Screenshot_2.jpg

*Vendi ku ishin fshehur shqiptarët

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Testuan raketën balistike, SHBA-Iranit: Po ju vëzhgojmë
Associated Press siguron dokumentin: Donald Trump kërcënon Meksikën me luftë »
Article Logic
Execution time: 0.011667966842651
array(1) { ["section"]=> string(78) "me-kamion-drejt-anglise-publikohen-fotot-e-vendeve-ku-fshihen-shqiptaret-67442" }