‘Më kanë shërbyer me përkushtim’, infermierja e shëruar nga koronavirusi nuk kursehet: Mjekët tanë janë heronj!

Publikuar tek: aktualitet, më 20:10 29-11-2020 ‘Më kanë shërbyer me përkushtim’, infermierja e shëruar nga koronavirusi nuk kursehet: Mjekët tanë janë heronj! Pashke Prendi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-mesazh të një infermierieje e cila fatmirësisht e ka fituar betejën me sëmundjen e shekullit, Covid-19.  

Në mesazhin e saj, të cilën kryeministri, Rama e shoqëron me fjalët “Të shkuara”, Pashke Prendi shpreh falenderimin për mjekët tanë, duke i konsideruar heronj dhe që i kanë shërbyer me përkushtim asaj dhe jo vetëm.

“Quhem Pashke Prendi. Kam 10 vjet që punoj infermiere pranë mjekut pediatër. Jam diagnostikuar me koronavirus dhe jam nis për në Spitalin Infektiv të Tiranës. Kur jam paraqitur në urgjencë në Tiranë, kam gjetur si mjeke Esi Dukën, që ishte kaq heroinë për punën. Ajo ka shërbyer për të gjithë njësoj. Ditën e parë kisha probleme me frymëmarrjen, ndërsa për shkak të punës së mjekëve, për nëntë ditë u normalizova. Janë heronj, duke nisur nga shefja Najada Çomo”, tha infermierja.

Mjekët janë në vijën e parë të luftës me Covid-19 dhe kjo ka rritur gjasat që bluzat e bardha të jenë më të predispozuar për tu infektuar, madje disa prej tyre kanë humbur edhe jetën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet i plagosur me armë zjarri një person në Urën Vajgurore
‘Korifenj të polifonisë’, Meta vlerëson me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ këngëtarë dhe valltarë të isopolifonisë shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.01082181930542
array(1) { ["section"]=> string(113) "me-kane-sherbyer-me-perkushtim-infermierja-e-sheruar-nga-koronavirusi-nuk-kursehet-mjeket-tane-jane-heronj-229568" }