Me kapele dhe pa maskë mbrojtëse, Rama me Ballukun inspektojnë fillimin e punimeve për tunelin që lidh aksin Delvinë-Kardhiq (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:45 10-08-2020 Me kapele dhe pa maskë mbrojtëse, Rama me Ballukun inspektojnë fillimin e punimeve për tunelin që lidh aksin Delvinë-Kardhiq (VIDEO) Edi Rama dhe Belinda Balluku

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun kanë inspektuar fillimin e punimeve të tunelit që do të lidhë aksin Delvinë-Kardhiq.

Ajo që vihet re është se si kryeministri ashtu edhe ministrja Balluku nuk e kanë vendosur maskën, edhe pse distanca prej 2 metër nga njëri tjetri nuk ruhet, ndërsa kryeministri mbante edhe një kapele të zezë për shkak të diellit.

Për sa i përket kohës së punimeve, drejtuesi i firmës i tha Ramës se në shtator apo tetor të vitit tjetër gjithçka do të jetë gati, duke përgjysmuar kohën për të cilën ishte përllogaritur zgjatja e punimeve.

"NIS PUNA PËR TUNELIN që do të lidhë aksin e ri Delvinë-Kardhiq, ku po punohet intensivisht për përfundimin brenda vitit të ardhshëm të krejt kësaj vepre të shumëpritur e të stërpremtuar për dekada me radhë, duke realizuar një lidhje të bukur e të shpejtë mes Sarandës e Gjirokastrës, që parashihet t'i japë një hov të ri turizmit, ekonomisë, punësimit", shkruan Rama në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098609924316406
array(1) { ["section"]=> string(136) "me-kapele-dhe-pa-maske-mbrojtese-rama-me-ballukun-inspektojne-fillimin-e-punimeve-per-tunelin-qe-lidh-aksin-delvine-kardhiq-video-216697" }