Me kapele ushtarake dhe i gëzuar, Taulant Balla kap peshkun e madh, komentuesi: E ke mesazh për... (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:49 05-08-2020 Me kapele ushtarake dhe i gëzuar, Taulant Balla kap peshkun e madh, komentuesi: E ke mesazh për... (FOTO) Taulant Balla

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, pak para se të mbaronte mandatin bëri një deklarataë të fortë për të gjithë politikanët dhe sistemin e drejtësisë, kur tha se në Shqipëri ka peshq të vegjël e të mëdhenj, dhe se këta të fundit shumë shpejt do të kapen.

Mirëpo që nga largimi i tij e deri më sot, ende nuk është kapur asnjë nga të ashtuquajturit peshq të mëdhenj. Në fakt, një e ka kapur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Deputeti ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet se ka shkuar me pushime dhe po argëtohet me një nga sportet më të bukura, tani i kthyer në profesion; peshkimin.

Në foto Balla shihet me një kapele ushtarake në kokë, i gëzuar teksa sheh krenar peshkun që ka zënë me kallëmin e tij. "Peshku i madh", shkruan ai krahas fotos.

Një komentues i ka shkruajtur: Një mesazh për Ylli Ndroqin nga dyshja Lalitaotao.

agsgd.jpg

Ky koment vjen pas ngjarjeve të fundit, lidhur me kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi, një nga goditjet më të mëdha që nga fillimi i punës së SPAK.

Mirëpo kjo foto e Ballës, përveçse në dukje një foto normale pushimesh, mund të jetë edhe një mesazh për Shkëlzen Berishën, pasi me këtë të fundit Balla ka pasur replika dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010165929794312
array(1) { ["section"]=> string(104) "me-kapele-ushtarake-dhe-i-gezuar-taulant-balla-kap-peshkun-e-madh-komentuesi-e-ke-mesazh-per-foto-216192" }