Mijëra emigrantë janë nisur me këmbë drejt Austrisë pas urdhrit për bllokimin e trenave në Hungari.
Pamjet tronditëse tregojnë mijëra emigrantë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, teksa marrshojnë poshtë një ure drejt një rruge 115 kilometra të gjatë drejt kufirit me Austrinë. Ata thyen gardhin policor disa minuta më parë.