'Me këmbë të mbarë', Patozi uron grupin e ri parlamentar të PD: Përfaqësim dinjitoz...

Publikuar tek: aktualitet, më 11:42 18-04-2019 'Me këmbë të mbarë', Patozi uron grupin e ri parlamentar të PD: Përfaqësim dinjitoz...

Ish deputeti i PD, Astrit Patozi ka uruar grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike.

Sipas Patozit ky është përfaqësim dinjitoz i zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë

'Me këmbë të mbarë! Urimet më të mira dhe suksese Grupit Parlamentar Demokrat! 

Opozitë të fortë dhe denoncim të qeverisë së korruptuar, në mbrojtje të interesit publik. Përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë. 
Fantastike kauza për ndryshimin dhe riformatimin e sistemit politik në Shqipëri, si rruga e vetme për ta nxjerrë shoqërinë nga nofullat e partitokracisë, e cila ushqen korrupsionin, autoritarizmin, padrejtësisë, abuzimin me pushtetin, dhe mbi të gjitha deformon hapur dhe qartë vullnetin e qytetarëve. 
Beteja dhe fitorja e kësaj kësaj kauze është parakushti kryesor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Me këmbë të mbarë', shkruan Patozi.

Kujtojmë së sot grupet e reja te deputetëve të opozitës zgjodhën kryetarët.

PD vendosi në krye të grupit parlamentar deputeten Rudina Hajdari ndërsa LSI Nimet Musain.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019999980926514
array(1) { ["section"]=> string(86) "me-kembe-te-mbare-patozi-uron-grupin-e-ri-parlamentar-te-pd-perfaqesim-dinjitoz-160901" }