Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjete sociale një foto të rrallë të shumë viteve më parë, me bashkëshorten e tij.
Në foto shihet Basha me trupin drejt, me kostum dhe kollare të verdhë i qeshur në fytyrë. Ndërkohë Aurela mban veshur një xhaketë ekstravagante me shkëlqim dhe një kapele trendi për zonjusha europiane, e qeshur gjithashtu.
Foto është shkrepur në janar të vitit 2001 në Holandë, përpara se ata të ktheheshin në Shqipëri.