Me kuaj dhe traktorë në rrugë, fermerët përplasen me policinë, 1 i vdekur

Publikuar tek: bota, më 22:50 27-01-2021 Me kuaj dhe traktorë në rrugë, fermerët përplasen me policinë, 1 i vdekur

Ligjet e reja ndaj bujqësisë kanë revoltuar qytetarët në kryeqytetin indian të New Delhi, të cilët prej ditësh kanë dalë në rrugë, duke u përplasur me policinë.  

Përplasjet kanë qënë të dhunshme, sa në mesin e protagonistëve ka pasur të plagosur dhe viktima.

Fermerë të zonës kanë thyer barrikadat e policisë për të hyrë në zonën historike të qytetit.

Dhjetëra mijëra fermerë, me traktorë dhe kuaj, kanë dalë në rrugë që prej nëntorit duke protestuar kundër ligjeve të reja që rregullojnë tregjet e prodhimeve, të cilat sipas tyre, do të shkatërrojnë jetesën e tyre.

Nga këto protesta, një protestues humbi jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje tragjike/ Kamioni me lëndë djegëse përplaset me autobusin, vdesin 53 persona
»
Article Logic
Execution time: 0.013685941696167
array(1) { ["section"]=> string(78) "me-kuaj-dhe-traktore-ne-rruge-fermeret-perplasen-me-policine-1-i-vdekur-236664" }