Me Kuranin në dorë, gruaja kërcënon se do të hedhë në erë avionin, panik në fluturim

Publikuar tek: bota, më 20:55 18-12-2019 Me Kuranin në dorë, gruaja kërcënon se do të hedhë në erë avionin, panik në fluturim Gruaja qe pretendonte te hidhte ne ere avionin e linjes Stamboll-Qipro

Një grua ka krijuar panik gjatë një fluturimi nga Stambolli në Qipro, pasi kërcënuar se do të hidhte në erë avionin me pasagjerë. E mbuluar e gjitha me hijab dhe me syze të errta në sy, gruaja e cila ka thënë se i përkiste organizatës FETO ka nisur të bërtasë dhe ka kërcënuar se do të hidhet në erë avionin, ndërsa në dorë mbante Kuranin.

Menjëherë pas kërcënimeve, pasagjerët kanë rrethuar gruan dhe e kanë neutralizuar, ndërkohë më pas një ekip sigurie ka kontrolluar të gjithë avionin dhe nuk ka vënë re objekte të dyshimta. Sipas mediave turke, gruaja e mbuluar pretendonte se kishte të lidhura në brezë pesë bomba të cilat do t’i shpërthente.

Ndërkohë, në mediat në Stamboll dhe në Qipro ka raporte kontradiktore nëse avioni ishte ulur me vonesë në pistë apo fluturimi ishte anuluar.

22408894-7806049-The_woman_claimed_she_belonged_to_FETO_a_group_which_Turkey_blam-a-7_1576686282724.jpg22408892-7806049-A_woman_on_board_a_flight_in_Turkey_sparked_a_panic_after_she_wa-m-28_1576686629139.jpg22409466-0-image-a-24_1576686560659.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013293027877808
array(1) { ["section"]=> string(89) "me-kuranin-ne-dore-gruaja-kercenon-se-do-te-hedhe-ne-ere-avionin-panik-ne-fluturim-189785" }