Me laps e letër dhe krah për krah me njerëzit, FOTO të papublikuara më parë nga reportazhet e Fatos Baxhakut

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:56 16-08-2019 Me laps e letër dhe krah për krah me njerëzit, FOTO të papublikuara më parë nga reportazhet e Fatos Baxhakut Fatos Baxhaku - Newsbomb.al

'Krejt ndryshe nga të gjithë të tjerët. Kishe një axhendën krejt personale. Ndryshe nga të tjerët, ti kishe laps dhe bllok, kishe aparat fotografik dhe çantë. Kishe sandale dhe çizme. Sa nga Libohova në Mirditë, nga Kurveleshi në Skrapar, nga Sokaku i të Marrëve në Arkivin e Shtetit, nga Vjosa në Drin, nga Korabi në Biblioteken Kombëtare.'

Kështu shkruan Engjëll Serjani, kolegu dhe miku i gazetarit Fatos Baxhaku i cili u nda sot në mënyrë të parakohshme nga jeta, ndërsa sjellë në vëmendje dhe disa momente të punës së tij.

Fotot e mëposhtme të vëna ekskluzivisht në dispozicion të newsbomb.al nga Engjëll Serjani tregojnë se Fatos Baxhaku ishte dhe do të mbetet një model i pazëvendësueshëm i gazetarisë me reportazhet dhe shkrimet nga çdo cep i Shqipërisë.

Këto foto të tregojnë momente të ndryshme nga reportazhet që Fatos Baxhaku realizoi përgjat viteve 2010, 2011 dhe 2012, ndërsa duket më së miri mikëpritja që banorët e fshatrave më të thella i bënin atij.

'Ikja jote e parakohshme nga kjo botë, është  e pazëvendësueshme. Jo vetëm për, familjen, për ne  kolegët dhe miqtë e ty, por për ata fshatarët dhe qytetarët cep më cep në gjithë Shqipërinë. Ata njerzit e thjeshtë që të prisnin krahëhapur derë më derë', shkruan Serjani, i cili ishte miku dhe shoku që udhëtoi më shumë në reportazhet e Fatos Baxhakut, bashkë me të, në dekadën e fundit, ndërsa jep ekskluzivisht për newsbomb.al dhe disa foto nga vendet ku gazetari shkroi.

68539092_363730964582556_8339120858534510592_n.jpg68629668_371006053813886_5880721787787935744_n.jpg68459723_2399711480300093_2327134918741590016_n.jpg68261962_480288592807756_1220599507608141824_n.jpg68972141_770286133374473_8573916653203488768_n.jpg68385727_462045241242586_7294125242056704000_n.jpg68296394_854056004979330_8089931228297297920_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029948949813843
array(1) { ["section"]=> string(114) "me-laps-e-leter-dhe-krah-per-krah-me-njerezit-foto-te-papublikuara-me-pare-nga-reportazhet-e-fatos-baxhakut-175550" }