Me makina ushtrie, materialet zgjedhore mbërrijnë në Korçë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 25-06-2019 Me makina ushtrie, materialet zgjedhore mbërrijnë në Korçë

Materialet zgjedhore për 30 qershorin tashmë kanë mbërritur në disa rrethe.

Së fundmi në masa të forta sigurie kanë arritur materialet zgjedhore në KZAZ-të e bashkisë Korçë.

Materialet zgjedhore janë transportuar nga mjete të ushtrisë dhe policisë së Korçës, kjo për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Ato janë vendosur në dy KZAZ, atë 72 dhe 73 në Korçë dhe gjithashtu në edhe në KZAZ-në e Maliqit.

Mësohet se deri më tani nuk ka pasur protesta dhe procesi ka vijuar i qetë. Kujtojmë se deri më tani fletët e votimin janë shpërndarë në qytetin e Vlorës, Fierit, Krujës, Elbasanit, Gjirokastrës dhe Lushnjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041357040405273
array(1) { ["section"]=> string(64) "me-makina-ushtrie-materialet-zgjedhore-mberrijne-ne-korce-169706" }