“Me mamanë kam vuajtur sa vetëm shpirti im e di”, historia e trishtë e 20 vjeçarit që kërkon ndihmë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:03 19-01-2017 “Me mamanë kam vuajtur sa vetëm shpirti im e di”, historia e trishtë e 20 vjeçarit që kërkon ndihmë

Historia e dhimbshme e një 20 ­vjeçari nga Fieri, i braktisur nga babai dhe që ka jetuar vetëm me nënën të sëmurë mendore, pasi gjykata në fillim të viteve ’90­-të ka vendosur t’ia japë asaj kujdestarinë e Ermalit, atëherë foshnje, u rrëfye sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Ndërsa motrën e tij e mori i ati që emigroi në Itali, Ermal Ramaj tregoi mes lotësh gjithë peripecitë që i është dashur të kalojë në jetë. Ai thotë se problemi i tij më i madh është nëna, e cila shfaq shpeshherë shenja dhune, ndërsa nga babai ka pak kujtime.

I rritur nga një nënë e sëmurë, sakrificat e Ermalit që fëmijë kanë qenë të paimagjinueshme për moshatarët e tij. “Kam ndejtur edhe 3 ditë pa ngrënë”,­ rrëfen ai.

“Me mamanë kam vuajtur sa vetëm shpirti im e di, përpiqem përditë, mundohem që të ndjehet mirë. Çdo përpjekje, çdo lëvizje që bëj, e bëj për të”,­ thotë mes lotësh Ermali.

Më pas tregon se që 10 vjeç ka braktisur shkollën për të punuar. “Mblidhja kanoçe dhe bidonë që 10 vjeç, për të siguruar bukën e gojës”,­ tregon Ermali më tej.

Këtë gjë e tregojnë duart e tij me kallo, por siç thotë edhe vetë: ‘kur je me dy klasë shkollë çfarë pune mund të bësh”.

Megjithatë, Ermali thotë se forcën për të përballuar jetën e vështirë e ka gjetur tek besimi në zot. “Fal namaz 5 herë në ditë. Vëllezërit myslimanë në Durrës më kanë ndihmuar edhe për punë në një piceri, ku punova prej disa kohësh”, rrëfen ai më tej.

Por si e mban mend ai babain dhe motrën? “Që nga 2010 nuk e kam takuar dhe parë më, ia kam harruar edhe numrin. Nuk po gjej dot as motrën në Facebook. Më ka ndihmuar disa herë me lekë, nga 100 euro. I kam thënë se mbase kur të bëhem me lekë, kur të kem rrogë, do t’i kthej, më ka thënë që s’është nevoja. Për nënën nuk është interesuar, për mua thoshte të vazhdoj shkollën, por i thosha se unë duhet të punoj që të fitoj bukën e gojës”.

Sipas Ermalit, martesa e të atit në 2008 dhe krijimi i një familje tjetër në Itali i ka larguar edhe më shumë. Ai apeloi sot nga studio e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 që të paktën nënës së tij ti kthehet pensioni i invaliditetit, të cilin ia kanë hequr padrejtësisht.

20-vjecari-2.png

20-vjecari.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi i Kamzës përplaset me autobusin e nxënësve të shkollës: 4 fëmijë në spital
10 mijë lekë çojnë në pranga shoferin e Gjirokastrës (VIDEO NGA ARRESTIMI) »
Article Logic
Execution time: 0.011734962463379
array(1) { ["section"]=> string(102) "me-mamane-kam-vuajtur-sa-vetem-shpirti-im-e-di-historia-e-trishte-e-20-vjecarit-qe-kerkon-ndihme-66020" }