Edhe pse të maskuar dhe të planifikuar deri në detaj për mënyrën se si do ta kryenin grabitjen, grupi ka rënë në prangat e policisë. Pesë persona janë arrestuar në Bulqizë, duke tentuar vjedhjen e një banesë në orët e para të mëngjesit.
Grupi i grabitësve ka planifikuar grabitjen në një banesë në fshatin Dragua. Mësohet se grupi I grabitësve kishte kryer edhe disa grabitje të tjera më parë. Ata janë nga Lezha, por ende policia nuk jep identitetin e tyre.
Ngjarja e ndodhur në fshatin Dragua në orën 02.00 të mëngjesit ka nxitur tashmë efektivët e policisë të vazhdojnë hetimet edhe për aktivitete të tjera kriminale të grupit.