Me maskë dhe doreza, Basha del në rrugë dhe u jep kurajo policëve (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:34 08-04-2020 Me maskë dhe doreza, Basha del në rrugë dhe u jep kurajo policëve (VIDEO) Kreu i PD Lulzim Basha me policet

Kreu i PD Lulzim Basha ka “braktisur” mbrëmjen e sotme zyrën dhe ka dalë në terren për të takuar efektivët e Policisë së Shtetit që janë në shërbim për të garantuar sigurinë e qytetarëve në këto ditë të vështira.

Basha ka qenë në Rrugën e Elbasanit, në një prej postbllokëve të ngritur nga Policia për të evidentuar dhe ndaluar shoferët dhe qytetarët që thyejnë rregullat e karantinës dhe dalin pa autorizim në rrugë. Kreu i PD ka biseduar për disa çaste me ta dhe u ka dhënë kurajo që të mos ndalen në punën e tyre, pasi që nga konfirmimi i rastit të parë me covid-19 e deri më sot ata janë në rrugë dhe me orare të zgjatura.

Më herët, duke folur në Euroneës me Ilva Taren Basha ka bërë thirrje që të jepet shpërblim për Policiët pasi dhe ata janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007781982421875
array(1) { ["section"]=> string(77) "me-maske-dhe-doreza-basha-del-ne-rruge-dhe-u-jep-kurajo-policeve-video-201919" }