Me mbylljen e TikTok, Zuckerberg kalon 100 miliard dollarë pasuri

Publikuar tek: bota, më 16:29 07-08-2020 Me mbylljen e TikTok, Zuckerberg kalon 100 miliard dollarë pasuri Mark Zuckerberg

Të ardhurat e Mark Zuckerberg e kanë kaluar shifrën marramendëse prej 100 miliard dollarësh, duke e futur atë në grupin e atyre pak personave që kanë arritur këtë pasuri.

Aksionet e kompanisë së tij Facebook arritën nivele rekord duke u rritur me 6%, pas vendimit të SHBA për të mbyllur aplikacionin rival kinez TikTok.

Facebook njoftoi publikimin e risisë teknologjike Instagram Reels, një opsion i ngjashëm me atë çka ofronte TikTok që pritet të ndalohet me ligj në SHBA para 20 shtatorit, për arsye sigurie.

Tashmë 36-vjeçari i bashkohet Shefit Ekzekutiv të Amazon, Jeff Bezos dhe themeluesit të Microsoft, Bill Gates, si tre personat e vetëm në botë që kanë kaluar 100 miliard pasuri, sipas renditjes së miliarderëve nga Bloomberg.

Presidenti amerikan Donald Trump i dha 6 javë kohë kompanisë kineze ByteDance, për ta shitur TikTok te një kompani amerikane, në të kundërt do të ndalohej përdorimi në SHBA.

Amerika ka shqetësime serioze për sigurinë, pasi aplikacioni kinez që përdoret nga rreth 2.2 miliard njerëz në të gjithë botën mbledh të dhëna personale, të cilat mund t’ia transmetojë qeverisë kineze, sipas marrëveshjes, nëse kjo e fundit i kërkon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010249137878418
array(1) { ["section"]=> string(71) "me-mbylljen-e-tiktok-zuckerberg-kalon-100-miliard-dollare-pasuri-216414" }