“Më mirë ateist se katolik hipokrit”, Vatikani përgënjeshtron CNN, The Guardian: Ja çfarë tha Papa

Publikuar tek: bota, më 20:46 24-02-2017 “Më mirë ateist se katolik hipokrit”, Vatikani përgënjeshtron CNN, The Guardian: Ja çfarë tha Papa

Ditën e sotme në të gjithë mediat botërore bëri bujë një deklaratë e Papa Françeskut për ata katolikë që nuk i përmbahen rregullave të Kishës.

“Sa herë kemi dëgjuar – të gjithë ne, në lagje e në vende tjera – ‘po nëse je katolik si ky, nëse jemi katolikë të tillë, atëherë më mirë të jesh ateist’. Ky është shkandulli”, tha Ati i Shenjtë.

“Më mirë ateist se katolik hipokrit”, ishte titulli që përdoren mediat botërore përfshirë The Guardian, Reuters, CNN dhe shumë të tjera. Por Radio Vatikani ka nxitur të përgënjeshtrojë këtë lajm dhe të sqarojë kuptimin e fjalëve të Papa Françeskut.

Sipas organit zyrtar të Vatikanit, Papa i është referuar fjalëve të njerëzve të tjerë, të cilët duke dhënë shembujt e katolikëve hipokritë, reklamojnë ateizmin. Në sqarimin e publikuar fillimisht nga revista “Drita” dhe i transmetuar më pas nga Radio Vatikani, thuhet se ai opinion nuk ishte qëndrim i Papës por i personave të tjerë që nuk janë katolikë.

*Shkandulli, në kuptimin e teologjisë katolike është çdo akt/vepër që e lëndon shpirtërisht një tjetër, që tjerët i tundon/i mëson për të bërë keq apo për të menduar keq, për ta menduar jo të vërtetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023313045501709
array(1) { ["section"]=> string(99) "me-mire-ateist-se-katolik-hipokrit-vatikani-pergenjeshtron-cnn-the-guardian-ja-cfare-tha-papa-69864" }