“Më mungon babi, më merr sërish”, HISTORIA e dhimbshme e shqiptarit jehonë në mediat italiane, gruaja i merr djalin dhe ikën në Siri (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 18-10-2019 “Më mungon babi, më merr sërish”, HISTORIA e dhimbshme e shqiptarit jehonë në mediat italiane, gruaja i merr djalin dhe ikën në Siri (Video)

Një ngjarje me temë shumë delikate është trajtuar së fundmi në emisionin investigativ Italian “Le Iene”.

Emisioni i mbrëmshëm bënte fjalë për familjen shqiptare të Afrim Berishës, i cili jetonte që prej vitit 1995 në Itali me bashkëshorten dhe kishte tre fëmijë, konkretisht dy vajza të rritura dhe djalin Alvin.

Media italiane raporton se bashkëshortja e Berishës kishte ikur në Siri, në kampet e ISIS së bashku me djalin dhe falë emisionit u bë e mundur gjetja e tyre.

 “Pse erdhëm këtu? Kishim një mision, të gjenim Alvin, fëmija i lindur në Itali 11 vite më parë dhe u mor nga nëna e tij një ditë të bukur iu bashkua ISIS. Që nga ajo ditë, babai i tij Berisha nuk ka mundur dot ta takojë dhe e sheh vetëm në foto në albumin që mban në duar dhe me lot në sy. Familja shqiptare me çiftin dhe 3 fëmijë jetonin në Itali një jetë normale por diçka ndodhi me gruan. Me siguri njohu dikë që e bindi dhe iku nga aeroporti i Bergamos me djalin e saj Alvin që ishte 6 vjeç. Një ditë ai mori një letër që thuhej se ishte nga i biri ku i thoshte se i mungonte dhe madje i kërkonte qe ta kthente sërish në shtëpi”, tregon gazetari italian.

Djali ishte vetëm 6 vjeç kur nëna e mori dhe prej 5 vitesh Afrimi nuk ka mundur ta shohë. Efektivët e policisë mundën të gjejnë vendndodhjen e saktë të tyre nga lokalizimi i telefonit të Valbona Berishës, e cila fillimisht kishte shkuar në Stamboll dhe nga Stambolli në Siri.

Fëmija me nënshtetësi shqiptare e ka të pamundur ta lërë kamopin pa një diplomat nga Tirana, ndërsa emisioni i ka mundësuar takimin me babain, pasi prej 5 vitesh ata komunikonin vetëm me letra, ku vogëlushi i kërkonte Afrimit ta merrte se e kishte marrë shumë malli.

Afrimi ka shkuar në kampin “Al-Hol” të Sirisë dhe ka takuar Alvinin e vogël.

Kampi “Al-Hol” ishte pjesë e sulmeve të Turqisë që ka nisur prej disa ditësh, por që fatmirësisht ditën e djeshme mediat dhe presidenti i SHBA Donald Trump lajmëroi se ka arritur një marrëveshje armëpushimi.

Shiko videon këtu: https://www.iene.mediaset.it/video/isis-alvin-figlio-siria-campo-prigioni_544251.shtml

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076930522918701
array(1) { ["section"]=> string(140) "me-mungon-babi-me-merr-serish-historia-e-dhimbshme-e-shqiptarit-jehone-ne-mediat-italiane-gruaja-i-merr-djalin-dhe-iken-ne-siri-video-182543" }