Më në fund një demokrat i përgjigjet shkrimeve të Ngjelës: Avo-koti është shef i FBI, dekonspiron operacione 'sekrete'

Publikuar tek: politike, më 23:16 29-01-2018 Më në fund një demokrat i përgjigjet shkrimeve të Ngjelës: Avo-koti është shef i FBI, dekonspiron operacione 'sekrete'

Prej disa kohësh avokat Spartak Ngjela komenton zhvillimet në politikën shqiptare, edhe pse nuk është më pjesë e saj.

Përmes rrjeteve sociale, Ngjela shpesh shkruan për arrestime të bujshme, dosje që po hetohen nga FBI-ja dhe peshqit e mëdhenj të korruptuar të politikës shqiptare, që herët a vonë, sipas tij, do shkojnë në burg.

Por megjithëse Ngjela “godet” si majtas dhe djathtas, askush nuk ka replilkuar me të, të paktën deri tani.

Përgjigja i vjen nga deputeti demokrat Myslim Murrizi, kreu i PD-së në Lushnje që mori famë të madhe pas një video virale në internet ku vetëfilmohej duke ofenduar një polic rrugor.

Murrizit i ka bërë përshtypje sesi në shkrimin e fundit, Ngjela e ka lënë Luzlim Bashën jashtë listës së “personave ëanted” nga FBI-ja amerikane. Ai e ironizon duke e quajtur “avo-kot” dhe “shef i CIA”.

Reagimi i plotë:

“Shefi i FBI” Spartak Ngjela , ne kuader te “ operacioneve BLIC” kete radhe mban BASHEN me “ HATER”.

U habita shume qe ne “ flet arrestet” e perpiluara nga : “ shefi i FBI, i CIA, Prokurori i Pergjithshem i Hages, dhe urdherdheruesi” i Arta Markut, anal- isto avo- koti Spartak Ngjela, nuk kishte futur kete here emrin e kryetarit te PDSH Z BASHA.

Çfare ka bere vaki avo-kot???

E ke harruar????

Te kane urdheruar qe te mos e futesh me ne listen e zeze tenden???

Apo ke ndryshuar mendje???

Pyeta per kureshtje por e di qe ti nuk i jep llogari njeriu, e as nuk dekonspiron operacionet “ sekrete”.

Vetem njehere e bere kete kur rregjistrove veten ne mbledhjen e grupit parlamentare te PD, dhe nuk te eci mbare.

A te keqen o “ shef i madh”, se mos harron pa futur ne programin tend hetimor , Vangjel Dulen, Nard Ndoken, Dash Shehun, Arjan Staroven, Artur Roshin,Adriatik Alimadhin, Ekrem Spahine, Sulejman Gjanen, Shpetim Axhamin.

Se per Gjinushin , Milon, Petro Koçin , Idajet Beqirin, Mimoza Hafizin dhe Shpetim Idrizin, nuk po te kerkoj gje.

Se mos harron dhe pret flet arresti per Hysni Milloshin dhe Ben Blushin, se nuk jane me ATA.

Vetem TI e “ rregullon” SHQIPERINE.

Suksese ne jete AVO-KOT!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096290111541748
array(1) { ["section"]=> string(121) "me-ne-fund-nje-demokrat-i-pergjigjet-shkrimeve-te-ngjeles-avo-koti-eshte-shef-i-fbi-dekonspiron-operacione-sekrete-108411" }