Më në fund, Nobeli në duart e Bob Dylan (Ç’ndodhi sot -PRAPASKENAT)

Publikuar tek: bota, më 21:24 01-04-2017 Më në fund, Nobeli në duart e Bob Dylan (Ç’ndodhi sot -PRAPASKENAT)

Më në fund Nobeli është në duart e Bob Dylan. Medalja dhe diploma janë dorëzuar për Letërsinë dhe u dhanë ditën e sotme në Stokholm, pikërisht në vendin që artisti gjendet për dy koncerte. Asnjë detaj: sekretarja permanente e premios Nobel, Sara Danius, ka referuar vetëm që cmimi është dorëzuar.

Dylan nuk u paraqit në ceremoninë zyrtare të 10 dhjetorit, duke deklaruar, pas një heshtjeje disa ditore, se kishte të tjera impenjime. Në vend të tij kishte marrë pjesë në ceremoni, mikja Patti Smith, e cila lexoi edhe një mesazh të kantautorit.

Dorëzimi I çmimit ndodhi gjatë një ceremonie private, pak minuta para se Dylan të ngjitej në skenën e Stokholmit ku do të ketë këtë mbrëmje një nga dy koncertet e tij. Ndërkohë që autoritetet nuk bënë të ditur vendin e ceremonisë.

Tre anëtarë të Akademisë suedezë që kanë marrë pjesë në ceremoni thanë se Dylan dukej I kënaqur. Ndërkohë që më vonë do të regjistrohet edhe një fjalim që pranohet cmimi e paskësaj është premio prej 8 milionë koronash (800 mijë euro) dhe ky pranim do të duhet të bëhet brenda datës 10 korrik, sikurse e kërkojnë rregullat e Nobelit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shuhet poeti rus Evgheni Evtushenko, poeti rus kundër pushtetit
Sulmet ajrore irakiane, vritet numri dy i ISIS »
Article Logic
Execution time: 0.011406898498535
array(1) { ["section"]=> string(69) "me-ne-fund-nobeli-ne-duart-e-bob-dylan-c-ndodhi-sot-prapaskenat-73810" }