Më pak se një muaj nga zgjedhjet, në Kosovë vendoset sot fati i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin

Publikuar tek: rajon, më 08:20 20-01-2021 Më pak se një muaj nga zgjedhjet, në Kosovë vendoset sot fati i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë vetëm edhe sot kohë që t’i verifikojnë listat e partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, është shprehur se procesi i verifikimit ka filluar që nga e hëna.

“Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar në KQZ. Neni 29, që flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet”, ka thënë Elezi.

Për procesin e verifikimit të kandidatëve janë deklaruar edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

 “Ne si KGjK tashmë e kemi një databazë në të cilën janë të regjistruar të gjithë personat e dënuar me Aktgjykime të formës së prerë. Të dhënat nga ky regjistër mund të verifikohen në një kohë shumë të shkurtër dhe të shpejtë. Dy ditë, për të bërë këtë verifikim janë mëse të mjaftueshme për ne si institucion. Procesi i verifikimit është fare i thjeshtë, meqë thjeshtë verifikohet nëse ndonjë kandidat i subjekteve politike ekziston në këtë databazë apo jo.”

Në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë përfshirë disa persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.

Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive, dhe dy kandidatë të dënuar në tri vjetët e fundit. Në mesin e tyre janë Albin Kurti e Albulena Haxhiu, të cilët janë dënuar me kusht në shtatorin e vitit 2018 për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

AAK’ja ka tetë kandidatë më aktakuza aktive. PDK’ja ka katër kandidatë me aktakuza aktive dhe një të dënuar në tri vjetët e fundit. Nisma ka një me aktakuzë aktive dhe dy të dënuar në tri vjetët e fundit. Njëri prej tyre është Besnik Berisha, ish-udhëheqës i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për “zbulim të fshehtësisë zyrtare” në mars të 2018-s.

Lista Serbe ka një me aktakuzë aktive dhe një të dënuar. Milan Aritonoviq nga Lista Serbe është i dënuar me 500 euro gjobë nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidat me aktakuzë aktive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm, po e liruam do të arratiset
»
Article Logic
Execution time: 0.013388156890869
array(1) { ["section"]=> string(121) "me-pak-se-nje-muaj-nga-zgjedhjet-ne-kosove-vendoset-sot-fati-i-kandidateve-per-deputete-qe-kane-probleme-me-ligjin-235666" }