Me pistoletë, thikë dhe hashash, kapen në flagrancë dy veta në Tiranë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 11-09-2019 Me pistoletë, thikë dhe hashash, kapen në flagrancë dy veta në Tiranë (DETAJE) Komisariati nr.6 i Policisë, Tiranë

Dy persona u arrestuan sot nga Policia e Tiranës gjatë një kontrolli të ushtruar nga uniformat blu.


Të arrestuarit E.D., 33 vjeç dhe E.B., 25 vjeç u kapën në flagrancë me një pistoletë, thikë dhe një sasi kanabisi në njërin prej lokaleve në fshatin Yrshek. 

Materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për procedim të mëtejshëm.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Aleati 2”

Në pranga dy shtetas.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Komisariati i Policisë Nr. 6 në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Aleati 2”, në kuadër të të cilit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- E. D., 33 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

- E. B., 25 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

Për shtetasit e lartpërmendur shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 dispononin informacion se lëviznin me sende të kundërligjshme me vete.

Menjëherë nga shërbimet e policisë është organizuar operacioni policor “Aleati 2” për kapjen e tyre në flagrancë. Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

 Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070879459381104
array(1) { ["section"]=> string(81) "me-pistolete-thike-dhe-hashash-kapen-ne-flagrance-dy-veta-ne-tirane-detaje-178081" }