Vritet me plumb në kokë një i ri në qytetin e Korçës. Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në periferi të qytetit.
Viktima i seksit mashkull, rreth 30-vjeç, mësohet se është qëlluar me plumb në syrin e majtë. Trupi i pajetë është gjetur brenda një automjeti në lagjen 10 të qytetit që njihet ndryshe si lagja e “Francezëve” dhe është shtrirë në tokë nga banorët e lagjes. Dyshohet se i riu është qëlluar pasi kishte dalë nga një lokal ku ishte konfliktuar fizikisht me disa persona të tjerë.
Sakaq, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit
Foto nga vendi i ngjarjes ku dallohet edhe trupi i pajetë: