Me plumb në kokë dhe në luftë për jetën, dalin në dritë të dhëna të reja për plagosjen e 30-vjeçarit në Tiranë: Ishte me një punëtor tjetër…

Publikuar tek: aktualitet, më 16:38 22-08-2019 Me plumb në kokë dhe në luftë për jetën, dalin në dritë të dhëna të reja për plagosjen e 30-vjeçarit në Tiranë: Ishte me një punëtor tjetër… Rruga ''Myslym Shyri''

Plagosja e një 30-vjeçari me plumb në kokë ditën e sotme pranë një pallati në rrugën ‘’Myslym Shyri’’ po mbulohet me mister.

‘’Faxweb’’ arriti të siguronte nga burimet e tij se pallati ku u gjet 30-vjeçari (emri i të cilit ende nuk është zbardhur) nuk po kryheshin punime prej një jave.

Nga ana tjetër mësohet se punëtori i plagosur është parë sot në këtë vendngjarje me një koleg të tij duke punuar. Mendohet se të dy mund të jenë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe autori ka përdorur armë zjarri me silenciator për të mos krijuar panik te kalimtarët dhe banorët e zonës. Ai mund të ketë shfrytëzuar rrugicat, të cilat mund ta kenë ndihmuar për të humbur gjurmët.

Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071101188659668
array(1) { ["section"]=> string(144) "me-plumb-ne-koke-dhe-ne-lufte-per-jeten-dalin-ne-drite-te-dhena-te-reja-per-plagosjen-e-30-vjecarit-ne-tirane-ishte-me-nje-punetor-tjeter-176036" }