Me probleme mendore dhe përdorues droge, ja kush është 44-vjeçari që vrau sot pasdite nënën e tij me thikë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:25 06-08-2020 Me probleme mendore dhe përdorues droge, ja kush është 44-vjeçari që vrau sot pasdite nënën e tij me thikë (EMRAT) Ilustruese

Pogradeci është tronditur pasditen e sotme, pasi rreth orës 18:10 në fshatin Buçimas, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ka goditur me thikë nënën e tij 70 vjeçe, Firdes Çekiçi, e cila si pasojë e plagëve të shumta në trup, ka ndërruar jetë.

ccoi.JPG

Autori i vrasjes ka goditur me thikë edhe vëllain e tij, i cili mori plagë në kokë, teksa për momentin ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin e 44-vjeçarit Çekiçi, i cili njihet si një person problematik në zonë. Skena e parë nga autoritetet që kanë mbërritur në familjen Çekiçi përshkruhet si makabre.

Përveç se është me probleme mendore, Olsi është edhe konsumues i lëndëve narkotike. Pritet informacion zyrtar nga autoritetet.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010746955871582
array(1) { ["section"]=> string(118) "me-probleme-mendore-dhe-perdorues-droge-ja-kush-eshte-44-vjecari-qe-vrau-sot-pasdite-nenen-e-tij-me-thike-emrat-216323" }