“Më pyesin njerëzit do shkojmë në plazh?” Rama shpjegon si do funksionojë hapja graduale e masave

Publikuar tek: politike, më 21:43 09-04-2020 “Më pyesin njerëzit do shkojmë në plazh?” Rama shpjegon si do funksionojë hapja graduale e masave FotoMontazh: Ksmaili - Kryeminsitri Rama

Kryeministri Rama shprehet se hapja graduale e masave nuk do jetë si ditë çlirimi, por do jetë një hapje pjesë pjesë ku do të bashkëjetojmë me armikun.

“Hapja nuk do jetë si ditë çlirimi. Këtu nuk do ketë ditë çlirimi. Do jetë ditë tranzitore mes pushimit dhe çlirimit. Do jemi në një hapje graduale pjesë pjesë dhe do bashkëjetojmë me armikun. Do jetojmë me idenë se çdo ditë mund të infektohemi. Duhet të përgatitemi për një jetë që të jetë me rregulla të tjera”, tha Rama në një intervistë për Eni Vasilin.

Më tej, Rama tregoi se si do funksionojnë masat për sezonin e verës pasi shumë qytetarët e pyesin nëse do shkojmë dot në plazh.

“Më pyesin njerëzit do shkojmë në plazh? Unë shpresoj që po. Do shkojmë në plazh dhe do përgatitemi që do kemi disa rregulla që të mbrojmë veten dhe të tjerët. Pra hapja do jetë graduale”, përmbylli Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0053670406341553
array(1) { ["section"]=> string(101) "me-pyesin-njerezit-do-shkojme-ne-plazh-rama-shpjegon-si-do-funksionoje-hapja-graduale-e-masave-202047" }