Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga Policia e Tiranës paraditen e sotme.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B.S, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. Në momentin e arrestimit nga Policia, ky shtetas shoqërohej nga një person tjetër.
Gjatë operacionit për arrestimin e tij, është sekuestruar dhe 1 kg kokainë.